Për dy ditë në Bruksel u mbajt ministeriali i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë ministerial që u zhvillua në datat 13 dhe 14 Shkurt, mori pjesë për herë të parë edhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me homologen maqedonase, Radmilla Sheqerinska, e cila e falenderoi për ratifikimin nga Parlamenti shqiptar të protokollit të anëtarësim në aleancë.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s diskutuan dhe mbështetën unanimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi shkeljet e vazhdueshme nga Rusia, të Traktaktit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi. Pjesë e diskutimeve në ministerial ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare, shprehu vendosmërinë për të vijuar kontributin në gjithë misionet e NATO-s, si dhe konfirmoi angazhimin për të rritur buxhetin e Mbrojtjes në 2% të PBB, deri në vitin 2024. 

/tvklan.al