12 mijë trupa demonstrojnë forcën e Rusisë në “Ditën e Fitores”

Mbi 12,000 trupa dhe më shumë se 190 pajisje ushtarake udhëhoqën paradën tradicionale në përkujtim të 76-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Avionët luftarakë, tanket dhe raketat balistike ndërkontinentale bënë një paraqitje spektakolare në të njëjtën kohë. Ngjarja vjetore u mbajt në Sheshin e Kuq të Moskës në 9 maj, pavarësisht pandemisë së Covid-19.

Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si President që nga viti 1999, qëndroi pranë veteranëve të luftës Sovjetike, në një podium të ngritur në Sheshin e Kuq.

Ushtarët marshuan në formacione të rregullta  dhe flamuj të kuq në duar. Pamjet filmike të publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes treguan ushtrime stërvitore në lartësi të ulët ku shiheshin helikopterë luftarake Mi-35 dhe Ka-52 si dhe ekipi aerobatik i Berkut.

Parada e këtij viti i paraprin zgjedhjeve parlamentare në shtator dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin janë acaruar për shkak të konfliktit në Ukrainë, por edhe mënyrën se si Rusias po trajton opozitarin kritik të Kremlinit Alexei Navalny.

Tv Klan