Aktori Dwayne Johnson i njohur si ‘The Rock’ nga Time Square e Nju Jorkut festoi premierën e filmit më të madh të karrierës së tij, “Black Adam”.

“Kam luftuar për 15 vjet. Kur studio kinematografike  dhjetë vjet më parë më thonin , që të shihja  disa personazhe të tjerë që ti luaja. Unë s’dëshiroja gjë tjetër veçse të luaja Black Adam… Pra, të jem këtu në Times Square, duke folur me ju, duke u përgatitur për të festuar, është një natë e madhe ju jam shumë mirënjohës”.

“Black Adam” u shfaq për herë të parë në një libër komik të vitit 1945. Që nga vitet 1970, personazhi u përvetësua nga DC Comics, fillimisht si një superkriminel dhe më pas si një superhero. Në film, Black Adam, heroi i lashtë i qytetit imagjinar Kahndaq, lirohet nga burgu pas 5000 vjetësh.

Johnson shpreson se audienca do ta shohë veten në film dhe do të frymëzohet.

Filmi do të paraqesë gjithashtu Shoqërinë e Drejtësisë së Amerikës, e cila përfshin personazhet Hawkman nga (Aldis Hodge), Atom Smasher nga (Noah Centineo), Cyclone nga (Quintessa Swindell) dhe Dr. Fate nga (Pierce Brosnan).

Klan News