Fokus i bisedimeve, sanksionet ndaj Rusisë

Është mbajtur ne Liverpul samiti G7 ku morën pjesë personalisht Sekretari Amerikan i Shtetin Antony Blinken dhe homologët e tij nga Franca, Italia, Gjermani, Japonia dhe Kanadaja.

Ne fokusin e bisedimeve të tyre ishin shqetësimet ndërkombëtare ndaj një sulmi të mundshëm rus me synim pushtimin e Ukrainës.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Trus është shprehur më herët se ky takim ka të bëjë me shfaqjen e unitetit midis ekonomive të mëdha me të njëjtin synim, për të qëndruar të bashkuar e të fortë duke ndarë të njëjtin mendim për sa i përket qëndrimit kundër agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në ndërmarrjen e sanksioneve nëse diçka e tillë ndodh.

Britania si kryesuese aktuale e Samitit G7 po iu bën thirrje anëtareve të saj të jenë më të rreptë në mbrojtjen e asaj që quhet botë e lirë.

Ukraina është në qendër të një krize në marrëdhëniet Lindje – Perëndim pasi Rusia ka grumbulluar mbi 95 mijë trupa ushtarak në kufijtë me të.

Më herët aleatët ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë çështje dhe kanë paralajmëruar Rusinë me sanksione të forta.

Tv Klan