Partisë Socialiste mbledh të shtunën forumin e saj më të lartë, Kongresin. Por ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh, ditën e nesërme delegatët do të jenë të ndarë në 3 paneleve të ndryshme që do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, sheshin Nënë Tereza, si dhe në sheshin Italia.

Fjala e kryeministrit është parashikuar të jetë rreth mesditës, ndërsa ministra dhe deputetë të ndryshëm janë përzgjedhur për të bërë analizën e punës së maxhorancës në këtë mandat të tretë.

Në Kongres do të miratohen dhe ndryshimet në statut ndërsa do të miratohet dhe ndërprerja e mandatit për 61 kryetarët e partisë në çdo bashki, zëvendësimi i të cilëve do bëhet përmes një procesi zgjedhor që do të përfundojë deri në mesin e Qershorit.

Tv Klan