Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar dhe një 24-vjeçar, pasi kanë dhunuar me sende të forta një person.

Sipas informacionit policor, T. C. dhe E. C., një ditë më parë kanë dhunuar me sende të forta dhe kanë mbajtur për disa orë në një dhomë, F. L., 35 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e qytetit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Mbi të rinjtë rëndojnë dy akuza, ajo e “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. /tvklan.al