Një 27-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesë një 15-vjeçare.

Sipas asaj që bën të ditur policia, i riu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të miturën gjatë kësaj periudhe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al