Në Amerikë mbahen në shtëpi 145 mln kafshë, në Itali 60 mln

Rritet trendi i kafshëve shtëpiake dhe bashkë me ta edhe industria rreth botës së tyre. aktualisht amerikanët numërojnë 145 mln kafshë shtëpiake, ndërsa Italia fqinje 60 mln të tille, pra një kafshë për çdo banor. Bëhet fjalë për qen, mace, zogj, peshq,  breshka e gjitarë të vegjël.

Edhe në vendin tonë vitet e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e familjeve që mbajnë kafshë, por ky është një trend botëror, që lidhet nga njëra ane me plakjen e popullsisë, pasiguria për të ardhmen, por pse jo edhe rritja e të ardhurave. Gjithashtu edhe pandemia ka luajtur rolin e saj në zgjedhjet e njerëzve, duke shtuar dozat e ndjesisë së vetmisë e zgjidhja është gjetur pikërisht tek adoptimi i katër putrave.

I gjithë ky fenomen shoqërohet me një zgjerim të jashtëzakonshëm të tregut të ushqimeve për kafshët shtëpiake, që tani po bëhen gjithnjë e më tepër biologjike. Mjekimet, vizitat, përkujdesjet, kurimi, hoteleria etj janë ndër më të zakonshmet, por së fundmi një kompani kaliforniane e specializuar në ushqimin e tyre, ka prodhuar edhe një të tille me bazë kanabisi, për të ulur nivelin e stresit të maceve e qenushëve në mënyrë që të jenë sa më të lumtur.

Klan News