Një studim i kryer së fundmi në SHBA ka parashikuar numrin total të vdekjeve nga Covid deri në 1 Gusht. CNN raporton se  numri i vdekjeve do të varet nga mbajtja e maskës nga qytetarët.

Sipas studimit nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit parashikon që rreth 618,523 njerëz do të kenë vdekur nga koronavirusi në SHBA deri në 1 Gusht. Por nëse 95% e popullsisë amerikane do të mbajë maska, vdekjet do të zbresin në 604,413.

Por studimi ka parashikuar dhe skenarin më të keq që qytetarët  e vaksinuar t’i kthehen plotësisht jetës së mëparshme numri i vdekjeve mund të rritet deri në 697,573.

Ky studim bëhet në një kohë kur SHBA vijon të ketë një përhapje të madhe të Covid edhe pse procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.

SHBA në 24 orët e fundit  raportoi të paktën 80,157 raste të reja sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë që nga nisja e pandemisë deri sot kanë humbur jetën më shumë se 561,000 qytetarë./tvklan.al