Një 30-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ish-të dashurën e tij.

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, 30-vjeçar me dy identitete ka mbajtur dhe peng ish-të dashurën me të cilën ka abuzuar seksualisht.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale ‘Dhuna në familje’, ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’”, njoftojnë autoritet.

Tashmë 30–vjeçari që akuzohet për tre vepra do të dalë para gjykatës, pasi Prokuroria po vijon hetimet për këtë ngjarje./tvklan.al