Mjekët: Reduktojmë deri në 1 mijë herë mundësinë e infektimit

Përdorimi i maskave dhe distancimi ulin një mijë herë fluksin viral të Sars-Cov2. Këtë e thotë një studim i Spitalit Sacro Cuore Don Calabria di Negrar, që është publikuar në revistën Mikrobiologjia dhe Infeksionet Klinike.

Studimi në fjalë ka analizuar 400 pacientë me Covid-19 nga muaji Mars deri në majin e kaluar. Ka rezultuar se me reduktimin ndaj ekspozimit për t’u infektuar, fluksi viral i pacientëve që mbërrin në Urgjencë është ulur me kalimin e kohës deri sa ka arritur ne nivelin një mijë herë më pak dhe paralelisht edhe graviteti i sëmundjes është ulur ndjeshëm.

Studimi në fjalë konfirmon se përdorimi i maskave dhe distancimit fizik e mban në nivele të kontrollueshme transmetimin dhe përhapjen e virusit. Gjithashtu ndikon edhe në forcën e tij virale, duke ulur mundësitë e shfaqjes së sëmundjeve të tjera, që sjellin edhe pasoja të tjera klinike të rënda.

Kërkimi i fundit mbërrin pikërisht pas vendimit të qeverisë italiane për vendosjen e detyruar të maskave kudo, në vende publike, të mbyllura e të hapura, që hyri në fuqi në datën 8 Tetor.

Klan Plus