Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili është kapur me armë dhe municione. Në kuadër të operacionin ‘Markatomaj’ është arrestuar Vasil Kola,  për të cilin kishte informacione se mbante në banesë armë.

Policia sqaron se arrestimi i Kolës është bërë në banesën e tij në fshatin Markatomaj në Lezhë.

Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.  

Tashmë 57-vjeçari Vasil Kola do të përballet në gjykatë me akuzë “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./tvklan.al