Një 65-vjeçar në Kavajë është arrestuar nga policia, pasi i është gjetur në banesë një armë zjarri me silenciator.

Policia e qytetit në një njoftim për mediat bën me dije se 65-vjeçari me iniciale O.I ka qenë i dënuar më parë dhe për veprën penale “Përndjekja”  

Mësohet se uniformat blu kanë marrë informacione për këtë qytetar se kishte armë në banesë dhe ndaj kanë ndërhyrë.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali”, njofton Policia.