Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë, pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë pa leje.

I arrestuari me iniciale E.T. nga Durrësi u ndalua për kontroll teksa po udhëtonte me makinë.

Shërbimet e policisë i gjetën atij një pistoletë me 7 fishekë të fshehur në çantën e dorës.

Ai u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje, vepër penale që dënohet deri në 7 vite.

Brenda mjetit të tij ishte edhe një pasagjer, i cili u la i lirë pas veprimeve hetimore. /tvklan.al