Pret ofertën e Real Madrid

Saga e Kylian Mbappe do të futet në një fazë të rëndësishme në ditët e ardhshme.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti do të kthehet në stervitje tek PSG edhe pse ka refuzuar 3 herë të rinovojë kontratën. Bisedime për të ardhmen e tij nuk janë mbajtur ende, u shtynë për pas Europianit dhe duket se tashmë koha ka ardhur.

Ditën që Kombëtarja Franceze doli nga Europiani, Mbappe njoftoi drejtuesit e PSG që nuk do të rinovonte kontratën që përfundon verën e ardhshme.

Klubi parizien është duke bërë më të mirën e mundshme për bërë bashkë një skuadër konkurruese, të aftë për të fituar Champions League.

Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Georginio Ëijnaldum dhe Achraf Hakimi i janë shtuar grupit të futbollistëve. Pritet një lëvizje edhe për Paul Pogba.

Mbappe ka komunikuar me zyrtarët që do të qëndrojë të luajë edhe sezonin e fundit të kontratës dhe të largohet verën e ardhshme.

Burime pranë lojtarit kanë pranuar për mediat spanjolle se Mbappe po pret që Real Madrid të nisë ofertën zyrtare në këtë moment vendimtar të karrierës.

Tv Klan