Kylian Mbappe është një nga rastet më të mira që vërteton se vështirësitë e jetës, nuk mund të të ndalojnë të realizosh ëndrrat.

E kanë quajtuar Pele i Ri, Mbappe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares franceze. Në këtë Botëror ai ka shfaqur në mënyrë impresionuese talentin e tij dhe ka qenë pikërisht ai që i ka sjellë fitoren ekipit francez në të shumtat e rasteve.

Më baba kamerunas dhe nënë algjeriane, Mbappe emigroi në Francë si emigrant dhe u rrit rrugëve të Parisit. Por do të ishin pikërisht këto vështirësi që do t’i jepnin forcë për të ecur përpara.

Falë babit të tij i cili punontë si trajner për një klub të vogël futbolli, ai arriti të realizojë ëndrrën e tij. Filloi të stërvitej në moshën 5-vjeçare dhe gjithmonë ka qenë një fëmijë ambicioz. Trajneri i tij i parë Antonio Riccardi ka treguar se që në moshën 6-vjeçare Mbappe i kishte të qarta idetë në lidhje me të ardhmen. Ai thoshte se do të luante për Francë një ditë dhe do të fitonte Kupën e Botës.

Që në ato momente Mbappe ra në sy të shumë trajnerve të cilët nxituan ta kishin pjesë të ekipit të tyre. Ai kaloi dy vjet në Clairefontaine ku bëri debutimin e tij më 2 Dhjetor 2015, duke thyer rekordin e Thierry Henry për t’u bërë lojtari më i ri i klubit në 16 vite. Më pas ai do të bashkohej me ekipin e Monaco në moshën 14-vjeçare, ku vetëm në një sezon shënoi 26 gola. Shumë analistë të futbollit e kanë krahasuar atë me Michael Owen për ritmin e tij, me Cristiano Ronaldon për hapat dhe ka një kokëfortësi përpara qëllimit njësoj si Messi.

Klan Plus