Messi renditet i 21-i, Ronaldo i 70-i

Pavarësisht dëmeve që Covid-19 po shkakton, vlera e Kylian Mbappe nuk ka zbritur shumë.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, sulmuesi francez kushton 259.2 milionë Euro, vetëm 6 milionë më pak se para pandemisë. 21-vjeçari Mbappe i cili është nën kontratë te Paris Saint Germain deri në 2023, cilësohet si më i shtrenjti.

Përllogaritjet janë bërë duke parë mbi të gjitha moshën dhe kohëzgjatjen e kontratës, pasi shikohen edhe si një investim për të ardhmen. Në këtë renditje ku janë përshirë 100 futbollistët më të kushtueshëm nga 5 ligat kryesore, 22 prej tyre vlejnë mbi 100 milionë Euro.

Lionel Messi është i 21 dhe kushton 100.1 milionë Euro, ndërsa Cristiano Ronaldo është i 70 dhe kartoni i tij përllogaritet 62.8 milionë Euro.

Portugezi është edhe më i moshuari i kësaj liste, 35 vjeç. Vlera e dy ikonave të futbollit ka zbritur me rreth 20 milionë Euro.

Tv Klan