Është vetëm 20 vjeç dhe në pak kohë Kylian Mbappe është shndërruar në një nga futbollistët më të paguar në planet. Ka fituar shumë tituj në Francë dhe mbi të gjitha ka ngritur lart trofeun më të lakmuar nga të gjithë futbollistët, Kupën e Botës.

Pasi lëvizi në verën e një viti më parë nga Monaco drejt PSG për shumën stratosferike të 180 milionë eurove edhe paga e tij u rrit ndjeshëm. Jo vetëm u rrit por u bë marramendëse, në krahasim me atë çka merrte tek Monaco. Në fakt u shumëfishua në 1 400%. Nga 1.5 milionë euro në vit që përfitonte kur luante me Monaco tashmë ai përfiton plot 20.8 milionë euro në radhët e PSG, që pasi paguan taksat arrin në 9.3 milionë.

Futbollisti meriton gjithçka edhe pse është mjaft i ri në moshë. Ai gjithashtu është golashënuesi me i mirë në kampionatin francez me 30 gola të shënuar dhe është lojtari i dytë me më shumë gola në Europe. Me këto shifra e ardhmja e tij duket e sigurt, por me ato që ka arritur madje me aq sa paguhet nuk është aspak keq për një lojtar që është vetëm 20-vjeç.

Tv Klan