Mbappe nuk lëviz nga PSG


Mbappe nuk lëviz nga PSG

17:02 31/08/2021

Sipas mediave franceze nuk ka patur marrëveshje

Kylian Mbappe nuk do të veshë fanellën e Real Madrid, ose të paktën nuk do ta bëjë gjatë kësaj hapësire të merkatos. Mediat franceze e përjashtojnë këtë mundësi me bisedimet mes dy klubeve përfunduan në orët e fundit të ditës së hënë.

Pavarësisht ofertës në rritje të Real Madrid drejtuesit e Paris Saint Germain nuk janë bindur ta lejojnë të largohet sulmuesin kontrata e të cilit mbaron në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave spanjolle, Real kishte mbërritur deri në 200 milionë euro, por te Paris nuk ishte pranuar. Qëndrimi i Mbappe duket se është një përpjekje e fundit për ta bindur të rinovojë në Francë.

Ai deri më tani nuk ka pranuar asnjë nga propozimet e drejtuesve të PSG. Kylian Mbappe në këtë nisje sezoni ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 4 ndeshjet e para të kampionatit.

Tv Klan








Të ngjashme