Ekipi parisien nuk di të fitojë, merr barazimin e dytë në Ligue 1, triumfon Montpellier

Sezoni i ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për PSG, që mori barazimin e dytë radhazi në Ligue 1.

Takimi ndaj Tuluz në transfertë përfundoi 1-1 për skuadrën e Luis Enrikes.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve.

Në të dytën, Luis Enrike hodhi në fushë Mbappen dhe Dembelen.

Ritmi për miqtë u shtua. Në minutën e 62 Mbappe fitoi penallti, të cilën e ktheu në gol.

Duket se marrëdhëniet mes yllit francez dhe klubit parisien po normalizohen, pas tensioneve të fundit në lidhje me merkaton.

Por Tuluz luftoi deri në fund dhe gjeti golin në të 87 me Abukal, po me penallti.

Në takimin tjetër të kampionatit francez, Lion u mund në shtëpi 4-1 nga Montpeljë, që mori fitoren e parë në këtë sezon.

Paraqitje negative për Lion që pas 2 javëve të luajtura, nuk ka asnjë pikë.

Klan News