Ylli francez Kilian Mbappe ka vendosur që të qëndrojë te PSG-ja sezonin e ardhshëm, edhe pse ai ishte pranë firmës me Real Madridin.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, pavarësisht përpjekjeve të “Los Blankos”, sulmuesi 23-vjeçar ka pranuar ofertën e fundit të bërë nga klubi parizien për të firmosur një kontratë të re.

Në verën e shkuar, “galaktikët” ofruan 182 milionë Euro për kartonin e lojtarit, por shifra u refuzua nga drejtuesit e PSG-së që nuk pranuan ta shisnin.

U përfol se Mbappe do të largohet si futbollist i lirë kur kontrata e tij të përfundojë në Qershor.

Por sipas gazetës franceze, Presidenti i Realit, Florentino Perez u ka komunikuar futbollistëve se 23-vjeçari nuk do të bëhet pjesë e ekipit.

Ylli francez do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me PSG-në. Drejtuesit e klubit janë gati që vetëm për firmën në kontratë, t’i japin atij 150 milionë Euro, përveç rrogës si edhe bonuseve të tjera.

Klan News