Kryebashkiaku: Falë bashkëpunimit të ngushte ia dolëm me sukses

Garantimi i rendit dhe sigurisë, transporti apo dhe shërbimi i pastrimit dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm para dhe pas finales së Conference League sipas kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke marrë shkas nga kjo Veliaj shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe strukturave.

Mirënjohje e veçantë nga Kryebashkiaku Veliaj shkoi për Policinë Bashkiake, Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Kombëtare.

Menjëherë pas përfundimit të finales së Conference League falë bashkëpunimit të ngushtë të instancave kryesore, Tirana iu kthye normalitetit.

Klan News