Ndahet çifti i njohur i showbizit

Yjet e Hollywood, Channing Tatum dhe Jenna Dewan në prill të vitit 2018 deklaruan se i dhanë fund lidhjes së tyre, pas pothuajse 9 viteve martesë. Ata paraqitën në shtator të 2018 kërkesën për divorc dhe jeta e tyre mori drejtime të ndryshme.

Në një deklaratë të përbashkët, ata u shprehën: Ne kemi zgjedhur të ndahemi. Ne u dashuruam me njëri-tjetrin shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar, në lidhje me atë se sa ne e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur, që po merr tani për ne shtigje të ndryshme. Nuk ka hatëmbetje mes nesh, por ne kuptuam se është koha për të marrë pak hapësirë dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin që të kemi një jetë të gëzueshme dhe të përmbushur.

Tashmë, procedurat e divorcit kanë mbaruar dhe çifti i njohur janë zyrtarisht të ndarë. Ata kanë së bashku dhe një vajzë 6-vjeçare dhe të dy kanë fituar të drejtën nga gjykata për të qëndruar me vajzën.

Kujtojmë se Jenna është në një lidhje të re dhe në shtator të këtij viti deklaroi se është në pritje të ëmbël./tvklan.al