Një nga serialet turke më të ndjekur “Sulejmani i Madhërishëm” ka përfunduar transmetimin në Tv Klan me episodin e fundit.

Duke nisur nga dita e shtunë një tjetër serial i sukseshëm nis transmetimin në të njëjtin orar.

Nga e hëna në të premte në 18:20 çdo pasdite do t’ju shoqërojë seriali i ri “Shtëpia ime, fati im” premierë ekskluzive në Tv Klan.

Bazuar në një ngjarje të vërtetë… Çfarë mund t’a detyrojë një nënë të “braktisë” vajzën e saj dhe ta lërë atë në një shtëpi tjetër? Zejnep ndodhet gjithmonë në mes të dy botëve krejt të ndryshme. Një udhëtim për të gjetur rrënjët ku ka lindur! Një dashuri e pamundur, por shumë e zjarrtë mes Zejnepit dhe Mehdiut!

Aktori i famshëm İbrahim Çelikkol që e njihni nga seriali “Dashuri Bardh e Zi” në rolin e Ferhat, apo si Barça tek “Dyshja fantastike”, këtë herë vjen si Mehdi në serialin “Shtëpia ime, fati im”, i cili aktualisht është në transmetim në Turqi me sezonin e dytë.

Me aktoren e njohur Demet Özdemir në rolin e Zejnep, Engin Hepileri, Zuhal Gencer, Senan Kara e shumë të tjerë do të jetë suksesi i radhës bazuar në një histori të vërtetë.

Zejnep ka lindur në një familje të varfër dhe jeta nuk i ka dhënë asaj shumë mundësi. Babai i saj është i alkoolizuar, e ëma siguron bukën e gojës si pastruese dhe vëllai i vdes për shkak të pamundësisë për një trajtim mjekësor të specializuar. Fati i saj ndryshon kur familja në të cilën mamaja punonte si pastruese, vendos të adoptojë Zejnepin. Prindërit e saj pranojnë me shpresën se do i mundësojnë vajzës së tyre një jetë më të mirë. Ajo do të edukohet, rritet me dashuri dhe e rrethuar nga gjëra të bukura, por gjatë gjithë kohës ndihet se nuk i përket asaj jete. Zejnep, vajza e varfër bëhet një grua e zgjuar, e bukur dhe e edukuar fejohet me pahir me një burrë nga shtresa e lartë e shoqërisë. Por kjo përrallë merr fund tronditës, kur nëna e saj shfaqet duke kërkuar të rimarrë kontrollin e jetës së vajzës së saj dhe ta rikthejë atë në shtëpinë ku ka lindur. Si dhe me takimin e papritur me mekanik Mehdiun në lagjen e saj te vjetër pas 12 vjetësh… Një histori dashurie e pamundur në dukje, por e pasur me çdo fjalë dashurie që përmban fjalori! /tvklan.al