Sot kanë mbërritur 10 530 doza të reja të vaksinës së prodhuesit “Pfizer”, prej të cilave 5 850 janë përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin, kurse 4 680 si ndihmë që i ka siguruar BE-ja, përmes marrëveshjeve tripalëshe në kuadër të programit “Team Europe”, ka njoftuar pasdite në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ky program mbështetjeje në furnizimin me vaksina për Ballkanin Perëndimor, koordinohet nga Austria, ka shkruar në FB, Ministri Filipçe.

“Sasitë vazhdimisht plotësohen, bëj thirrje që të gjithë qytetarët të paraqiten për vaksinim në faqen vakcinacija.mk, thotë Filipçe.

Klan Macedonia