Mbërrijnë 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga Greqia




Mbërrijnë 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga Greqia

11:12 14/06/2021

Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.  Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shpreh angazhimin për të vijuar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës antiCovid dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19./tvklan.al





Të ngjashme