Deri tani Shqipëria ka siguruar 700 mijë vaksina

Mbërrijti në Shqipëri sasia e tretë e dozave të vaksinave Sinovac. Teksa priti dozat e tjera të vaksinave, ministrja e Shëndetësisë tha nga Rinasi se deri tani kanë mbërritur më shumë se 700 mijë vaksina, duke mbyllur sasisë e përcaktuar në kontratë me distributorin e autorizuar.

sinkron”208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac, Sinovac. Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine dhe në tërësi sot në Shqipëri, nga moment i parë i fillimit të procesit të lëvrimit të vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë”.

Në mbrëmje në Shqipëri pritet të vijnë edhe mbi 8 mijë doza të tjera nga kontrata me Pfizer.

“Sot pritet të vijnë doza të tjera vaksine nga kontrata e Pfizer, do të jenë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme dhe do të vijojmë ashtu sikurse e kemi thënë të intensifikojmë procesin e vaksinimit dhe të kemi sipas objektivit tonë, 500 mijë vaksinime deri në maj, dhe të vaksinojmë çdo qytetar shqiptar brenda pranverës së vitit tjetër”.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi  333 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve 252 mijë vaksinime janë kryer për personat mbi 60 vjeç.

Tv Klan