Të parët e marrin të sëmurët dhe moshat mbi 75 vjeç

Pas donacioneve nga Serbia dhe Rusia, Maqedonia e Veriut më në fund merr vaksina nga rrjeti ndërkombëtar COVAX.

‘Bëhet fjalë për 24 mijë vaksina nga prodhuesi AstraZeneca. Ne tani jemi plotësisht të koncentruar për zbatim të shpejtë të sistemit për imunizim dhe efikasitet. Kemi paralajmërim për arritje të dozave tjera të vaksinës gjatë këtij muaji. Saj përket kohës pritjet tona nuk u arritën, pasi që e gjithë kjo po arrijnë me disa javë vonesë, por duke pasur parasysh që kërkesa është e madhe dhe të gjitha vendet po përballen me këtë sfidë, por mirë që kemi sinjal që sistemi po funksionon që muajt e ardhshëm të dimë saktë se sa vaksina mund të arrijnë’, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Prezent ishin edhe ambasadorët e shteteve të rëndësishme evropiane, si dhe ambasadorja amerikane dhe ajo e UNICEF-it. Të gjithë kishin mesazh të rëndësishëm.

“Ajo çka na mësoi shpërndarja e shpejtë e virusit është se asnjë komb nuk mund të veprojë i vetëm ndaj kësaj sfide botërore. Do ta tejkalojmë këtë sfidë nëse qëndrojmë pranë njëri tjetrit sikur jemi këtu sot”, tha ambasadorja amerikane Kate Byrnes.

“Shumë jam e gëzuar që arritën dozat e para edhe pse dëshiroja që kjo të ndodhte tre muaj më parë. Sepse ne jemi të sigurt vetëm të gjithë janë të sigurt”, tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë. 

“E di që kemi edhe një rrugë të gjatë, por asnjë nuk është i sigurt derisa të gjithë jemi të sigurt”, tha Rachel Galloway, ambasadore e Britanisë.

Vaksinimi do të fillojë nga dita e mërkurë, ndërkaq të parët të cilët do ta marrin këtë vaksinë do të jenë personat me sëmundje kronike, mbi moshën 75 vjeçare.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë filluar me hapjen e punkteve të reja, ndërkaq vaksinimi masiv i qytetarëve pritet të bëhet në sallën e sportit Boris Trajkovski.

Covax deri në fund të muajit Maj do t’i furnizojë me vaksina 143 vende, me këto në të gjithë botën do të vaksinohet të parët kujdestarët, mjekët dhe pacientet në rrezik.

Tv Klan