Do të qëndrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë

120 udhëtarët e riatdhesuar nga Roma dhe 30 nga Stambolli mbërritën të shtunën në aeroportin e Rinasit janë karantinuar në një nga hotelet e Durrësit.

Mes atyre që u kthyen nga Stambolli janë edhe 25 studentë, të cilët do të qëndrojnë për 14 ditë të izoluar, duke iu për mbajtur kushteve të publikuara më herët nga autoritetet.

Krahas akomodimit dhe ushqimit në hotel është vendosur edhe një staf mjekësor, të cilët po zhvillojnë kontrollet e nevojshme.

Ata do të ndjekin në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të qytetarëve të sapo ardhur.

Qeveria ka lajmëruar se program i riatdhesimit do të prekë disa qendra europiane për 2-3 javët e ardhshme, siç janë Milano dhe Londra.

Të gjithë të riatdhesuarit paguajnë biletën e udhëtimit dhe 7 euro në ditë për ushqimin, ndërsa qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet e fjetjes në hotelet e përcaktuara për karantinimin. 

Tv Klan