Shqipëria ka marrë 1 milion e 950 mijë doza

Ka mbërritur mbrëmjes e së enjtes në vendin tonë një tjetër kontingjent vaksinash Pfizer.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se bëhet fjalë për një sasi prej afro 32 mijë dozash.

Deri më tani Shqipëria ka marrë 1 milion e 950 mijë, teksa janë kryer më shumë se 1 milionë e 400 mijë vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë bëri dhe një thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit dhe të imunizohen sa më parë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Tv Klan