Mbrëmë kanë arritur 38.400 vaksina nga prodhuesi AstraZeneca që janë siguruar përmes mekanizmit Covax, ka njoftuar në Facebook Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Siç paralajmëroi Filipçe, vaksinat do të përdoren për rivaksinimin dhe vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç.

“Sasitë vazhdimisht po plotësohen. Ju bëj thirrje qytetarëve që të paraqiten në ueb-faqen vakcinacija.mk.”, ka shkruar Filipçe.

Sipas tij, imunizimi i popullsisë po zhvillohet mirë dhe deri tani janë vaksinuar rreth 150.000 qytetarë, prej të cilëve 30.000 tashmë janë rivaksinuar.

Klan Macedonia