Shkon mbi 17 mijë totali i dozave të marra

8190 vaksina antiCovid të kompanisë Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në vendin tonë duke e çuar kështu ne rreth 17 600 totalin e dozave të marra.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se brenda Marsit pritet të mbërrijë sasia prej 40 mijë dozash e parashikuar nga kontrata me Pfizer. Po ashtu sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, nuk rezulton që të vaksinuarit të kenë pasur probleme shëndetësore.

Sasia e parë e dozave mbërriti në vendin tonë në formë dhurate në 11 Janar kohë kur edhe startoi procesi i vaksinimit. Më pas mbërritën edhe dy sasi të tjera sipas marrëveshjes me Pfizer.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë vaksinuar 4600 mjekë dhe infermierë të spitaleve Covid dhe spitaleve rajonale, si dhe 400 të moshuar në azile dhe stafet mbështetëse.

Ndërkohë po vijon procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjeç./tvklan.al