Shqipëria ka marrë mbrëmjen e sotme dhe një sasi tjetër vaksinash nga kompania Pfizer. Mësohet se këtë herë ngarkesa që ka mbërritur në Rinas është 11.700 doza.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale sqaron se dozat e sotme janë pjesë e kontratës me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian.

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian“. shkruan Rama.

Shqipëria ka marrë vaksina nga kompania Pfizer, AstraZeneca, Spuntik V dhe vaksinën kineze Sinovax. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët./tvklan.al