Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Ka mbërritur në vendin tonë këtë të premte kontingjenti i dytë i vaksinave ruse Sputnik V. Dozat e vaksinës u administruan nga Instituti i Shëndetit Publik në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksinave të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksinimit”.

Ardhja e dozave të reja është pasuar me uljen e fashës moshore për vaksinim.

“Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksinimit”.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës anti-COVID. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Tv Klan