Në Shqipëri kanë mbërritur dhe 29,250 doza vaksine nga kompania amerikane Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se që nga fillimi deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 2,074,560 doza.

Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anti-covid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë”, shkruan ministrja.

Ndërkohë situata e Covid në Shqipëri mbetet e rënduar, pasi vetëm sot kanë humbur jetën 13 qytetarë./tvklan.al