Në Aeroportin e Beogradit kanë arritur edhe 500.000 vaksina të prodhuesit kinez “Sinofarm” kurse dërgesën e ka pranuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Në profilin e tij në Instagram përmes një video-mesazhi, ai njoftoi se në aeroport ka arritur jashtë protokolleve duke marrë një aeroplan me vaksina.

“Pas meje është aeroplani më i madh që dorëzoi 500.000 vaksina të reja kineze nga “Sinofarm”. Erdha edhe një herë t’u shprehur falënderime Presidentit dhe popullit të Kinës”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti tha se Serbia ka 2.620.000 doza të vaksinave kurse gjithsejt ka marrëveshje për 13.350.000 doza.

“U bëj thirrje njerëzve të vaksinohen, të shpëtojnë jetë. Falënderoj Kinën dhe jam krenar me Serbinë”, ka thënë Vuçi.

Klan Macedonia