Rama zbulon negociatat për 360 mijë doza nga AstraZeneca

Këto janë 8190 doza të tjera të vaksinave anti-Covid nga kontrata me kompaninë Pfizer që mbërritën mbrëmjen e së hënës në vendin tonë duke e çuar në 17 355 numrin total të dozave të siguruara nga vendi ynë. Nga Rinasi kreu i qeverisë, Edi Rama zbuloi negociatat për sigurimin edhe të 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

I pyetur për vaksinat ruse apo kineze, Kryeministri Rama tha se nuk i ka refuzuar, por as nuk ka tentuar të nisë procedurë për t’i marrë ato. Rama u ndal edhe tek shkelja e masave anti-Covid nga politikanët ku nuk munguan shigjetimet për presidentin e vendit.

Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit kreu i mazhorancës tha se duhet të diskutohet për të arritur një dakordësi me të gjitha partitë për rregullat anti-Covid që duhet të zbatohen gjatë fushatës elektorale.

Tv Klan