Në disa rrethe kanë mbërritur materialet zgjedhore për 30 Qershorin.  Nga KQZ-ja për në KZAZ-të deri tani fletët e votimit janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës dhe Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës dhe Lushnjës.

Ndërkohë që pritet të shpërndahen në të gjitha qendrat e KZAZ-ve në qarqet e vendit. Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në Shqipëri kanë ardhur 3.606.815 fletë votimi. Pak ditë më parë në Bashkitë e opozitës, u sulmuan dhe u dogjën zyrat ku ishin vendosur KZAZ-të. Për këto ngjarje pati dhe të arrestuar./ABC News Albania 24/7