32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e kësaj të hëne. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

“Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shkruan Rama.

Numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë ka shkuar në 1,611,550.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se do të vijojë pa u ndalur vaksinimi i hapur./tvklan.al