Amaneti i tij u përmbush. 69 vjet pas vdekjes, eshtrat e shkrimtarit, politikanit, diplomatit, albanologut Mid’hat Frashëri do të prehen në tokën shqiptare.

Arkëmorti i figurës më të keqkuptuar të historisë që prej 3 Tetorit 1949 kur vdiq në një hotel të Neë York, prehej në SHBA, mbërriti mëngjesin e këtij mesnëntori në aeroportin e Rinasit.

Për 3 orë, kushdo që e vlerësoi njeriun që drejtoi Kongresin e Manastirit dhe ideoi dhe drejtoi Partinë e Ballit Kombëtar, kreu homazhe ne Akademinë e Shkencave.

Djali i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami dhe Naim Frashërit, do të prehet pranë varreve të 3 frashëllinjve të tjerë në parkun e Liqenit Artificial.

Aurel Plasari dhe Edi Rama renditën në fjalimet e tyre gjithë krijimtarinë dhe pasurinë artistike, politike e intelektuale që i la Mid’hat Frashëri i njohur ndryshe dhe si Lumo Skëndo, këtij vendi. Ndërsa u ndalën dhe tek debati që ka ndezur rivarrimi i tij në Shqipëri.

Ish-Kryeministri pas homazheve nderon figurën e Frashërit si njeriun që historinë nuk e ka pasur në anën e vetë.

“Ai sot vjen e pushon nën qiellin dhe në tokën e atdheut të tij, i nderuar nga mbarë shqiptarët, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë. Eshte fjala direkt për Enver Hoxhën. Nderim të madh këtij burri të shquar të kombit tonë”.

Edhe kryetari i demokratëve ka ndarë vlerësimin e tij për Frashërin.

“Është një nga ditët e rralla që qëndrojmë përpara një aktmorti me një sens krenarie. Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, patrioti të rrallë që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, do të prehen sipas amanetit të tij. Dua të falenderoj të gjitha ata që e bënë këtë të mundur. Një shembull që duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë”.

Kërkesa për kthimin eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri erdhi një vit më parë nga fondacioni Lumo Skëndo dhe profesor Uran Butka.

Tv Klan