Turistët e parë izraelitë mbërritën në Greqi duke pasur secili me vete certifikatat e vaksinimit.

Një nga fluturimet e para me izraelitë, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar certifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.

Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një “pasaportë për normalitetin”, pasi do të lehtësojë qytetarët evropianë që të lëvizin lirshëm përsëri brenda kufijve të brendshëm të BE, duke shijuar një nga të drejtat themelore të dhëna atyre nga Traktatet Evropiane.  

Disa javë më parë, në nje interviste për mediat ndërkombëtare, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis, foli për pozicionet e qeverisë Greke rreth hapjes zyrtare të turizmit më 14 maj,

Ai tha se “të gjitha lëvizjet dhe vendimet e tyre synojnë Greqinë për të ruajtur historinë e saj, si një nga destinacionet më të sigurta në botë”.

Në të njëjtën kohë, Z. Theocharis i’u referua një “plani bashkëpunimi me disa vende” që konsiderohen më të sigurta se të tjerët.

Klan News