Mbërrijnë në Rinas 100 mijë doza Sinovac



Mbërrijnë në Rinas 100 mijë doza Sinovac

16:47 08/04/2021

Rama: U tentua bllokimi i procesit të vaksinimit

Ky avion i Air Albania me 100 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac ishte i pari që u ul në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit pas zhbllokimit të situatës së krijuar nga lënia e punës nga kontrollorët e trafikut ajror.

Kjo sasi vaksinash ishte parashikuar të mbërrinte një ditë më parë. Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ishte në pritje të dërgesës foli për përpjekjet e zgjidhjes së situatës.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se kjo vonesë do të pasohet me 48 orë shtyrje të planit të vaksinimit, por sërish brenda javës do të ketë ulje të fashës së moshës për ata që mund të marrin dozat.

Mbërritjen e vaksinave të tjera e komentoi edhe kryeministri Edi Rama në një takim në Gjirokastër ku tha se bllokimi i fluturimeve në Rinas ishte një tentativë për bllokimin e fushatës së vaksinimit.

Në vend janë afro 143 mijë të moshuar të grupmoshës 65-69 vjeç dhe afro 185 mijë të grupmoshës 60-64 vjeç. Procesi i vaksinimit ka nisur në Janar me mjekët, për t’u pasuar nga mësuesit, të moshuarit. Deri me tani numri total i vaksinimeve ka arritur mbi 230 mijë.

Tv Klan







Të ngjashme