Ka mbërritur në Shqipëri sasia tjetër e vaksinave kineze Coronavac. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama i cili thotë se me 50 mijë dozat e sotme, numri i vaksinave antiCovid në Shqipëri ka shkuar në 1 067 950 të tilla.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thotë se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten çdo ditë dhe do të sjellin një sezon turistik përtej pandemisë.

Vaksinat Coronavac kanë ardhur në Shqipëri nga kontrata me kompaninë turke e cila ka të drejtë shpërndarjen e tyre.

Pritet që të hënën në mbrëmje në vendin tonë të vijë një sasi tjetër vaksinash nga kontrata që ka vendi ynë me Pfizer.

Në Shqipëri qytetarët përveç Coronavac e Pfizer, mund të injektojnë Sputnik V dhe AstraZeneca./tvklan.al