Kanë mbërritur në vend votat e para të diasporës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në dorëzim pakot dhe pasi i nxori votat nga zarfi plastik i postës, i shpërndau sipas qarqeve.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, sqaroi se si do të kryhet procesi i numërimit, pas përfundimit të votimit brenda vendit në 11 Maj.
100 mijë fletë të tjera votimi janë duke u përgatitur për dërgim. Proces i cili pritet të përfundojë në fundjavë.
Tv Klan