Një tjetër sasi vaksinat kanë mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale bën me dije se sot kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer.

Që nga marrja e dozës së parë të vaksinës deri sot, në Shqipëri kanë mbërritur 1,755,570 doza. Rama më tej fton të gjithë qytetarë që të shfrytëzojnë muajin e hapur i vaksinimit masiv.

Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, shkruan Kryeministri.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit deri sot janë kryer 1,248,205 vaksinime./tvklan.al