Manastirliu: Do shpërndahen në të gjithë vendin

Mbërritën në Shqipëri 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sasia e radhës e vaksinave Pfizer është e ndarë mes 8,190 doza  nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.

“Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, deklaroi Manastirliu.

Një reagim për mbërritjen e vaksinave ka bërë edhe Kryeministri Rama që thotë se procesi nuk do të ndalet.

Që prej Janarit deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 773 mijë doza vaksinash anti-Covid të llojeve të ndryshme. Deri tani janë kryer mbi 664 mijë vaksinime nga të cilat mbi 212 mijë persona kanë marrë të dyja dozat.

Tv Klan