Një grup vizitoresh nga Gjermania e kanë zgjedhur këtë zonë të Lezhës për të kaluar fundjavën

Vija bregdetare e Lezhës është e pasur me oaze të vogla piktoreske që preferohen nga vendas dhe të huaj. Zona e Kunës është një ndër pikat më atraktive për turizmin. Shumë pranë ndodhet edhe deti për ata që preferojnë ujin dhe të marrin rreze dielli.

Vijmë këtu, e frekuentojmë çdo vit, ka shumë favore, është pikë turistike mjaft tërheqës“, tha një turist.

Pushues besnik të këtij plazhi janë edhe vizitorët nga Kosova.

Unë vij nga Ferizaj, vij pikërisht këtu sepse më pëlqen ky vend shumë”, tregoi një tjetër.

Lehtësimi i masave anti-covid ka sjellë edhe turistët e parë të huaj në Kunë. Një grup personash të ardhur nga Gjermania kishin zgjedhur të vizitonin këtë zonë në fundjavë.

Ky është një vend shumë i bukur dhe dielli gjithashtu. Më vjen keq pak për pastërtinë, por megjithatë është një vend fantastik“, tha pushuesi i huaj.

Kam ardhur këtu me miq, kemi dashur të shkojmë në Portugali, por ishte e mbyllur për shkak të koronavirusit. Jemi në Shqipëri dhe na pëlqen shumë vendi”, shtoi një tjetër.

Bizneset janë të pakta për shkak se është një zonë e mbrojtur. Ata që kanë investuar janë të kënaqur me fluksin e vizitorëve kryesisht fundjavave.

“Situata për momentin paraqitet shumë e mirë, kanë filluar të vijnë turista nga Gjermania dhe vendet e botës. Sezonin e kemi hapur që në 1 Qershor dhe deri tani duket mirë”.

Kune vizitohet kryesisht për turizëm ditor për shkak të mungesës së  kapaciteteve akomoduese.

Klan News