Një tjetër kuti, një makinë private nga pala serbe, një furgon nga klinika transfuziologjike dhe dy ministra që bëjnë transferin nga njëri automjet në tjetrin. Në këtë mënyrë u bë pranim-dorëzimi i 3510 dozave të reja të vaksinave që Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut.

Me këto doza shkon në 8190 numri i përgjithshëm i vaksinave që sipas ministrit Filipçe janë të mjaftueshme për tu vaksinuar të gjithë punonjësit shëndetësorë.

“E kemi filluar procesin e imunizimit të punonjësve shëndetësorë që po zhvillohet me tempo të shkëlqyeshme. Deri tani janë vaksinuar rreth 1300 punonjës shëndetësorë”.

Ministri serb i shëndetësisë Zllatimir Llonçar tha se me këto vaksina Serbia po e ndihmon shtetin mik dhe fqinj se qëllimi i tyre është të vazhdojnë me ndihmën.

“Sot sollëm 3 510 doza të vaksinave për qytetarët e RMV-së e cila së bashku me dërgesën e parë arrin gjithësej në 8 190 doza. Më vjen shumë mirë që kemi mundësi të ju ndihmojmë miqve tanë dhe fqinjëve. Kkjo është një përshëndetje ngfa të gjithë qytetarët e Serbisë dhe nga presidenti Vuçiç”.

Lidhur me vaksinat e tjera, Filipçe tha se po pritet draft versioni i marrëveshjes për vaksinat me Kinën dhe se mbetet e paqartë kur do arrijë kjo vaksinë në vendin tonë. 30 mijë dozat e vaksinës Astra Zeneka pritet të arrijnë në fillim të muajit mars, ndërsa për 100 miijë vaksinat ruse do të diskutohet në seancën e qeverisë për blerjen e 100.000 dozave.

Në fillim të muajit mars priten edhe vaksinat fajzer, të cilat siç tha Filipçe, për shkak të vonesave të porosisë së shkurtit dhe porosisë që është bërë paraprakisht për muajin mars pritet të jenë më shumë në numër.

Klan Macedonia