Prindër për herë të parë



Prindër për herë të parë

14:45 13/04/2019

Aktorët e famshëm turq, Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm.

Pas thashethemeve të shumta javën e fundit, tashmë gjithçka është e konfirmuar nga media turke.

Djali i aktorëve, Karan, lindi rreth orës 13:30 të ditës së djeshme në një spital privat në Nisantas të Stambollit.

Burak Ozcivit, sipas mediave, asistoi në lindjen e djalit të tij, ndërsa me ta marrë në krahë nuk i mbajti dot lotët. Ky ishte një moment tepër emocional edhe për Evcen.

Evcen dhe Ozcivit, të cilët u dashuruan gjatë xhirimeve të një seriali, u kurorëzuan në martesë në Korrik të vitit 2017./tvklan.al






Të ngjashme