Në përbërje, 53 mjekë e specialistë të kërkim-shpëtimit

Shqipëria i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Kryeministri Rama lajmëroi se ka mbërritur tashmë atje një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ndihma ndaj Turqisë është një detyrim për një vend mik që i ka qëndruar afër Shqipërisë në momente të vështira.

“Turqia është një vend mik shumë i rëndësishëm për ne, që na ka mbështetur vazhdimisht. Kështu që në një farë mënyre ky është kthim i kontributit”.

Ambasada jonë në Ankara, ashtu dhe konsullata në Stamboll pohojnë se nuk kanë asnjë informacion për ndonjë shtetas shqiptar që ka humbur jetën apo është lënduar gjatë tërmetit. Gjithsesi, Ministria e Jashtme apelon që qytetarët shqiptarë, nëse kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në dy numrat e selive diplomatik në Turqi.

Tv Klan